/2L ONLINE/ – Pas situatës së krijuar me rastin e propozimit dhe miratimit të ligjit për plotësim ndryshim të ligjit nr. 04/L-261 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, degët e OVL të UÇK-së në Gjilan, Viti dhe Artanë, pas konsultave me anëtarët e kryesive, dalin me këtë Komunikatë:
Ligji bazik për veteranët e UÇK-së, ka ngërthyer në vete shumë mangësi dhe se i njëjti ligj ka pas nevojë për amandamentim me qëllim që statuti juridik dhe social i veteranëve të jetë më i avancuar. Prandaj ne pajtohemi në parim me ndryshimin e ligjit bazik, por jemi kategorik kundër kategorizimit të Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sepse konsiderojmë se Veteranët e UCK-së janë një dhe të pandarë, ata janë luftëtarë të lirisë. Kategorizimi gjeneron devalvimin e skajshmën, duke fyer dhe nënçmuar dinjitetin e luftëtarit të lirisë. Pavarësisht kohëzgjatjes, në luftë kemi qenë të barabartë, para rrezikut kemi qenë të njëjtë, kemi ndarë bashkë sakrificën dhe lavdinë prandaj bashkërisht duhet gëzojmë edhe epitetin e veteranit.
OVL UÇK – Gjilan: Jeton Sherifi
OVL UÇK -Viti: Abdyl Bajrami
OVL UÇK – Artanë: Hafiz Zeqiri