Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se atletët e Republikës së Kosovës sot bën histori, duke hyrë në mesin e shteteve olimpike me flamur dhe sportistë të motivuar që të ngrehin lartë emrin e Republikës së Kosovës.
Ja postimi i Veselit:
Atletët e Republikës së Kosovës sot bën histori, duke hyrë në mesin e shteteve olimpike me flamur dhe sportistë të motivuar që të ngrehin lartë emrin e Republikës së Kosovës. Talenti dhe përkushtimi i frymës olimpike, do t’i japin hov, jo vetëm sportistëve tanë olimpik por edhe të gjithë të rinjve duke u përballur me rekordet botërore, të arriturat kulminante në sport që tashmë për neve janë fitimtarë dhe duke u bërë krenaria jonë. Ju lumtë! K.V.