(2L ONLINE) – Vlerësimi i gjendjes në komunën e Kamenicës pas vërshimeve të këtyre ditëve ka qenë temë e diskutimit n ëtakimin që kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani mbajti me drejtorët e drejtorive përkatëse: Faik Rexhepi,drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Faton Jakupi, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe inspektoratit, udhëheqësin e njësitit të zjarrfikësve Riza Bunjaku , inspektori Refik Latifi dhe sekretari i Kryqit Kuq të Kamenicës, Rexhep Morina.
Ata , e njoftuan kryetarin e komunës zme masat që i kanë ndërmarr gjatë vërshimeve, si edhe me pasojat e krijuara nga ajo fatkeqësi natyrore.
Drejtori i Drejtorisë Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Faik Rexhepi e njoftoi kryetarin për intervenimet e bëra gjatë vërshimeve dhe pikat më të rënda ,ku ata kanë intervenuar. Po ashtu edhe Drejtoria e shërbimeve Publike, njësiti i zjarrfikësve dhe kryqi i Kuq komunal, njoftuan me aktivitetet e tyre të ndërmarra gjatë vërshimeve, si edhe me aktivitetet në vijim.
Vërshimet kanë shkaktuar dëme të mëdha në Komunës së Kamenicës, në objekte private, shembje dheu në rrugë të ndryshme , dëmtime të rrjetit elektrik, kanalizimeve etj.
Dëmtime më mëdha kanë pasuar rrugët për: Karaçevë, Lisockë dhe Krilevë, por edhe në shumë fshatra tjera. Ekipet emergjente janë në terren edhe vazhdimisht janë duke sjellë informacione të reja.
Kryetari Sinani, kërkoi nga të pranishmit , brenda ditës të përgatitet një raport gjithëpërfshirës, ky secili nga fusha vet të kontribuoj me shënime dhe i njëjti të dërgohet në ministrinë përkatëse.
Komuna brenda kapaciteteve të veta të veprojë, aty ku nevojat janë emergjente. Kryetari Sinani, i falënderoi të gjitha kompanitë ndërtimore që me tekniken e tyre i kanë dalë në ndihmë qytetarëve në momente të vështira , duke kontribuar në pengimin e vërshimeve . /2L ONLINE/