(2L ONLINE) – Pas të reshurave të fundit të shiut, dhe ngritjes së nivelit të ujit në Viti, kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti ka zhvilluar një takim me Drejtoritë komunale atë të Shërbimeve, Publike dhe Emergjencë, si dhe me Drejtorinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ku është marrë vendim që të rritet shkalla e gatishmërisë për marrjen e masave adekuate.
Sipas përfaqësuesve komunal situata në territorin e Komunës së Vitisë është për momentin i menaxhueshme, ndërsa kjo komunë ka shprehur gatishmërinë me Njësitin e Zjarrfikësve dhe kompanitë “Eco Higjiena” dhe “Hidromorava” që të bëjnë çmos që situata të menaxhohet sa ma mirë. /2L ONLINE/
/fotoarkivi/