Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e papritur e të shpejtë të profesorit, intelektualit, poetit, bashkëvendësit e veprimtarit tonë të palodhshëm Haxhi Vokshi.
Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan e kujton për devotshmërinë, punën e palodhshme e tij të dhënë gjatë dy dekadave e gjysmë të të qenit si anëtarë dhe veprimtarë i palodhshëm i kauzës politike e nacionale, të dhënë për të sotmen e Gjilanit dhe gjithë Kosovës.
Ishte udhërrëfyes dhe shembull tipik i punës së palodhur për Liri, Pavarësi e Demokraci.
Puna intelektuale, krijimtaria poetike, përcaktimi i qartë i kauzës së tij nacionale, do mbeten kujtimi më i mirë për gjithë atë që ka bërë gjatë gjithë jetës së tij, qoftë si profesor i yni, poet, intelektual e veprimtarë i palodhshëm, si trashëgimi për të sotmen dhe gjeneratat e ardhshme.
Veprimtaria e tij e gjithpërfshirëse do ta bëj të pavdekshëm.
Ngushëllime familjes Vokshi dhe gjithë kolegëve, bashkëkohanikëve të tij dhe bashkëveprimtarëve të Haxhi Vokshit.
U preftë i qetë në dheun e Kosovës.
Gjilani do të ju kujtoj përjetë.
Nga Dega e LDK-së Gjilan
Lutfi Haziri kryetar i Degës