U përurua libri i Hysen Këqikut “Në prehër të idilës”
Gjilan – (2LONLINE) – Në ditën e dytë të “Panairit të librit në Gjilani (2013), i cili panair është i 41 me radhë, u bë përurimi i librit të Hysen Këqikut “Në prehër të idilës”, autor gjilanas. Me këtë rast, në këtë përurim libri erdhën , si një: studjues, autorë, analistë, familjarë të shumtë dhe adhurues të librit, të cilët, siç u tha, patën kënaqësinë të dëgjojnë fjalë të shumta e bukura përmbajtësore nga kolegët studjues, si ishin referatet e shkruara nga Dr. Faik Shkodra, studjues i letërsisë, Mehmetali Rexhepi profesor, krijues e studjues i letërsisë dhe Shefik Shkodra, profesor, analist dhe publicist nga Gjilani.
Në fillim, Naser Zymberi, aktor nga Teatri i Gjilanit, deklamoi disa vargje të autorit. Dhe ishte një moment prekës dhe një zë artistik që e pushtoi ambientin e përurimit në sallën e KK të Gjilanti, vend shumë tërheqës dhe joshës për ardashësit tanë. Nexhat Rexha, krijues dhe udhëheqës i përurimit tha se, autori shkruan vargje, por zë nuk ka ta zbukurojë si zëri i aktorit këtë emeniment të festës së librit. Dr. Faik Shkodra, studjues tha se:
“Ndjej për borxh të them se lexuesit që i jepet rast të lexojë poezinë e Hysen Këqikut, sidomos vëllimin e sipërthënë (Në prehër të idilës), dashur e padashur do të krijojë atë lidhje shpirtërore të ngrohtë midis vetes e botës poetike të autorit, sepse në të është dhënë një pjesë e jetës, e historisë dhe e traditës së popullit shqiptar nëpër kapërcej të shekujve”.
Duke folur për frymëzimin e autorit, ai ka vazhduar duke shtuar edhe këtë se, “… poezia e mirë, poezia e shkruar me përkushtim e frymëzim, poezia që vjen nga thellësia e shpirtit e zemrës, të bënë për vete, sepse brenda saj do të gjesh këngën e festës që rrin pranë zemrës, do të gjesh ngjyrat që të shkaktojnë mallëngjim ashtu çfarë thoshte Pushkini “do të gjesh një pikëllim plot dritë”.
Andaj, shton F. Shkodra, – kjo dritë simbolikisht do të qojë drejt përjetimit të vlerave sublime dhe kënaqësive estetike” Po kështu, ai shtoi edhe disa fjalë për veprën e Hysen Këqikut “Në prehër të idilës”, se:” Hyseni, me vëllimin e tij të fundit “Në prehër të idilës” ka sistemuar katër cikle: Angështinë e molepsur, Angështinë e nakatosur dhe Angështinë e përdalë me gjithsejt 49 poezi, që, si shton studjuesi F. Shkodra,- vjen me vjesha temash e motivesh të ndryshme dhe në subjektet e tyre ka derdhur një botë të pasur mendimesh, ndjenjash, vizionesh, përjetimesh, vlimesh shpirtërore dhe ndjenjore dhe të gjitha këto flasin për një univers të tërë njerëzish, mitesh, luftëtarësh, baladash, legjendash, këngë kreshnike e figura të pleqve e të njerëzve të mençur, me të cilët në mënyrë figurative shpalos bortën shpirtërore, shpreh aspiratat për lirinë për të dashuruar njeriu njeriun dhe njëkohësisht, paraqet gëzimin, dhimbjen dhe vuajtjen për atë që i mungon”.
Dr. Shkodra, duke përmbyllur vështirmin e tij, pos tjerash, ka shtuar se, “dua të pohoj se letërsia dhe sidomos sofra e poezisë sonë, pasurohet me një vëllim si ky i Hysen Këqikut. Është me rëndësi se lexuesi ynë kulurodashës me këtë vëllim do të hyjë më sigurtë e më mirë në botën artistike të letrave të poetit”. Mehmetali Rexhepi, studjues dhe krijues nga Gjilani, në studimn e tij me titull “Diskursi poetik i sprovës”, që ky vështrim i dedikohet veprës së Hysen Këqikut “Në prehër të idilës”, që në fillim tha se, “Hysen Këqiku, “zejen” e shkrimit poetik e filloi që na vitet e gjashtëdhjeta të shekullit të njëzet dhe, vijoi e hyri në dekatën e dytë të këtij shekulli aktual. Jetës së tij i buzëqeshi fati i vazhdimësisë.
Mehmetali Rexhepi, duke folur për lënden poetike të autorit të veprës, ai ka shtuar: “Angështia e shqiptuar aq dendur, ngërthen strumbullarin e të gjitha fijeve, reflekseve poetike, rreth së cilës mbështillet diskursi artitik e ideor; diskursi i depërtimit të sprovës, gamës së gjerë të motiveve, ndjeshmërisë së kapërcimit ndeshtrashave të intelektit të njeriut, përkatësisht të autorit. Mençuria poetike e Këqikut artikulohet mbi konceptin e derpëtimit të angështisë. Vajtje-ardhjet e rrezeve, madje dalja te shegut të angështisë, shqiptoi porosinë e ngadhënjimit të sprovës. Gjithësesi, oezia gjakon të bukurën e të madhërishmen.
E bukura e trëndafilit nuk merret pa tagrin e gjembave të tij. Andaj, nuk ka bukuri pa dhembje. Bukuria pa dhembje, pa gjakime njerëzore, ëshë iluzion”. Duke folur për aspektin e sublimes, Mehmetali Rexhepi, shton:”Poezia ka veshje të atillë metaforike që t’i lërë hyrje-daljet kumtimit figurativ, t’i apë derë dhe t’i ngre çati angështisë, përfytyrimeve figurative.
Pra, më pak hapësirë pamjeve, dritare të vogla për tabllotë të vargjut. Vargu është racional, i saktë, nuk shpegon, por feflekton” Pohimi del fitues/ se shumë u tërhoq/ andej e këndej lumit të dhimbjes”. “Libri me poezi “Në prehër të idilës” i Hysen Këqikut, sjell risi në përvojën e tij të vargnimit, risia spikatet qoftë për formën e renditjes së vargjeve, për lirinë e shprehjes, qoftë për këmbënguljen hulumtuese, për gjetje të shkurta ngërthimi, për stilin e thënies, qëmtimin dhe qërimin e fjalëve nga mbingarfkesat e shterpësisë emocionale, për përsiatje dilemash, për pozën dhe çiltërsinë e kumtit: “Si të shuhet etja/ me lusprat e njelmëta të harrimit”.
Dhe, në përmbyllje të vështrimit, Mehmetali Rexhepi, shton: ‘Kjo poezi kërkon një lexim dhe lexues të thelluar. Leximi sipërfaqësor nuk i bën nder as poezisë, as autorit, por as lexuesit në përgjithësi”. Ndërsa, Shefik Shkodra, analist dhe publicist nga Gjilani, tha se: “Në prehër të idilës” është një njëra nga përmbledhjeve të poezive të Hysen Këqikut, e cila me këtë emërtim nxit kurreshtjen për libër simpatik e të këndshëm.
Një jehonë poetike e autorit, në vazhdën e sa e sa krijimeve dhe vëllimeve të tij në vargje. Për këtë vëllim, lexuesi në pamje të parë do të hamendet si për një pushim e rehati të “trupit e shpirtit”. Lexuesi, veç kësaj, do të mendojë se, ka qëlluar në librin që do ta zbaviste për një bjerrje kohe, diçka si partaci a çlodhje dite. Pra, vetëm titulli do të jetë ngashnjyes, gjë të cilin nuk duhet injoruar. Megjithatë, kjo do të dilte krejt si befasi e për kurreshtjen tonë, një angazhim-lexim tepër serioz për ta deshifruar, herë-herë, si një enigmë bashkëkohore me angazhim siperiror…”
Ai duke folur për emërtimn e veprës në fjalë të H. Këqikut, shton edhe këtë: “Këto emërtime të tilla i kemi hasur edhe më parë tek krijuesit tjerë letrareë, si: “Në prehër të gjyshës”, në prehër të gjyshit, në prehër të nënës, e në prehërin e kujdo tjetër që është i afërm, që e duam dhe na do. Mirëpo, duke lexuar përmbledhjen “Në prehër të idilës”, që nga poezia e parë e deri në fund, do të bindemi se kemi të bëjmë me një shprehje më serioze e nga pak si hermetike”.
Por, kur bënë fjalë për krijimtarinë individuale të H. Këqikut, Sh. Shkodra, studjues, shton: “Dashuria për rrethin, për familjen, për kolegët e të gjithë njerëzit, sikur edhe për natyrën dhe vendin, janë ekuivalencë e mallit dhe dhimbjes si dhe e shqetësimeve në të njejtën kohë. Të gjitha këto ndjeshmëri ë shfaqet te njerëzit e zakonshëm, janë të pranishme edhe te poeti, i cili siç është e njour prej të gjithëve, edhe ai është një qenie njerëzore. Vetëm tek ai mund të thuhet lirisht, se ndjeshmëria është reflektim i shpejt dhe më shumë dimensionale, e përjetësuar më thellë dhe më e madhe”.
Ai, (Sh. Shkodra), në fund të vështrimit të tij me titull “Poezi e përvojës poetike”, ai shton:“Në mesin e kësaj përmbledhje i kam nënëvizuar disa prej poezive më të pëlqyera, për mua si janë ato” “Të lutem”, “Përdëllesa”, “S’ka lamtumirë nga ofshama e tretjes”, “Mëmori ëndrra”, “Ankthi kullot”, “Në log të ditës”,”Fati nu do të mbetet i ndarë” e disa të tjera. Kjo përmbledhje e poezive është rezultat i shprehjes së arritur të përvojës dhe përkushtimit permanent të autorit” ka shtuar në fund të vështrimit të tij, Sh. Shkodra, analisht dhe stujdues yni. U tha edhe kjo se, me këtë vepër, autori, H. Këqiku, prej njëzet e dy veprave, që i ka të botuara gjer më sot, me veprën në fjalë ka shënuar kulmin e krijimtarisë së tij letrare. /Tefik Selimi/