Nuk është sekret që pemët bëjnë mrekulli. Ato filtrojnë ajrin duke lënë oksigjen të pastër për të marrë frymë lirisht.
Kjo është arsyeja pse Kongresi Filipinas ka miratuar një ligj të ri që kërkon që çdo student të mbjellë 10 pemë për t’u diplomuar.
Ligji – i quajtur “Trashëgimia e Diplomimit për Aktin e Mjedisit 2016” – u prezantua nga kongresmeni Gary Alejano për të promovuar “përgjegjësinë ndër gjenerata” mbi mbrojtjen e mjedisit.
Sipas ligjit, Departamenti i Arsimit i vendit është përgjegjës për zbatimin e rregullave të reja, ndërsa të tjerët, siç janë Departamentet e Mjedisit dhe Bujqësisë, do të krijojnë kopshte, furnizime me fidanë si dhe do identifikojnë vendet e përshtatshme të mbjelljes dhe do të monitorojnë progresin e pemëve.