European Design Awards është një ngjarje e përvjetshme e themeluar t’i bërë njohje dizajnit të shkëlqyer në tërë kontinentin. Këtë vit, agjencioni i dizajnit Van Lennep është shpërblyer me çmimin e bronztë në kategorinë për ‘projektet e vet-inicuara’ për punën e tyre në verzionin e shtypur të Kosovo 2.0.
Çmimi e miënjohë brendin e fuqishëm që ka dalë nga revista, kështu duke e bërë ekzistencën dhe vlerat e tija menjëherë të njohshme, si në vend ashtu edhe jashtë vendit. Kosovo 2.0 ka filluar si web-faqe në 2010 dhe deri në verën e 2011 kemi shtypur numrin e parë të revistës me temën ‘Imazhi’.
Që nga atëherë ekipi ynë i blogerëve është rritur në 250. Kemi publikuar edhe pesë numra të revstës, me tema si, ‘Korrupcioni’. ‘Religjioni’, ‘Seks’, ‘Hapësira Publike’ dhe ‘Balkart’. Numri i radhës mbi çështjet si ‘Migrimi’ do të publikohet këtë verë.