(2L ONLINE) – Organizata studentore Unioni i studentëve Pro Europian-UPSE si organizata më e madhe në vend, ka ftuar të mërkruën të gjithë studentët që studiojnë në Gjilan si dhe gjithë qytetarët, që ti bashkohen marshit protestues organizuar nga Parlamenti Studentor i Universitetit “ Kadri Zeka”, që do të mbahet të premtën me datë.23.01.2015, kundër deklaratave të ministrit Jabllanoviq .
Marshi protestues fillon nga ora 13.00 nga Universiteti “ Kadri Zeka” dhe vazhdon drejt Teatrit të Qytetit. /2L ONLINE/