Edhe pse nuk është e mundur për t’i parandaluar të gjithë shkaktarët e inflamacioneve, mund të përpiqeni për t’i zvogëluar simptomat e tyre. Me kalimin e moshës, sistemi ynë imunitar dobësohet gradualisht dhe inflamacionet janë më të zakonshme, por kjo nuk do të thotë që duhet të rrimë duarkryq dhe t’i dorëzohemi viteve, por kjo duhet të shërbejë si motivim për të filluar të ushqyerit e shëndetshëm. Thjesht, zëvendësoni ushqimet e përpunuara dhe alkoolin me ushqim që parandalon ose redukton inflamacionet.
– Rrepa: Rrepa nuk është ushqimi më popullor në tavolinat tona, por sigurisht që duhet ta konsumojmë më shpesh. Rrepa ul presionin e gjakut, forcon qëndrueshmërinë dhe në sajë të përbërjes kimike të betainës, zvogëlon inflamacionin. Rrepa është e mirë dhe në formë të lëngut, shkruan sot gazeta “Zeri”.
– Lakra e gjelbër: Nuk ka gjë më të mirë për të luftuar me infeksionet se vitamina K, kurse ajo gjendet me bollëk në lakrën jeshile. Shumica e vitaminave gjenden në gjethe të gjelbra. Një filxhan lakër ofron rreth dhjetë për qind të dozës së rekomanduar ditore të omega-3. Në rast se nuk preferoni lakër të gjelbër, ndonjë bimë me gjethe jeshile të errët si spinaq është gjithashtu i mirë.
– Domatet: Domatet janë përplot me antioksidues likopen. Gatimi i domateve rrit efektet e mira të këtij kompleksi kimik. Nëse ju pëlqen ushqimi djegës, ju mund të përdorni edhe specat djegës që kanë veti të ngjashme.
– Bajamet: Sikurse peshqit, bajamet janë përplot omega-3 dhe vitaminë E që është e mirë për nyje dhe mbron trupin nga infeksionet.