(2L ONLINE) – Unë nuk e di dhe prandaj nuk mund ta them se të cilit kualitet janë kanë gjërat ushqimore që ka konsumuar, njeriu I Kosovës para lufte, por një gjë e di me siguri të lartë se njeriu në Kosovën e pas lufte ashtë ushqyer me gjana të kualitetit të dobët. Të pa sigurta ,të dyshimta dhe shpesh edhe të dëmshme për shëndetin e tij. Mallra të plasuara në treg, të pakontrolluara dhe me origjinë të dyshimtë.
…Më kujtohet, një shkrim që kisha bë në vitet e para të pas lufte, për një gazetë ditore, për atë se si mallrat që vinin nga jashtë, sidomos ato nga Serbia ishin të dëmshme dhe të dyshimta. Kisha vu theksin te uji I gazuar ”heba” të cilin e donin dhe e konsumonin shumë njerëzit tanë edhe pse kishin alternativë vendore, ujin e gazuar të Kllokotit!
Sipas asaj që kisha hulumtuar ahere, dilte se uji që prodhohej në Serbi, ishte I tillë që mbushej në pogone speciale për Kosovë. Dhe se ishte I gazuar shumë më shumë se ay që mbushej për tregun intern serb! Dhe përmbante elemente kimike (të cilat nuk I mbajë mend se çfarë ishin) që ishin të dëmshme për organizmin e sidomos për organet e frymëmarrjes!
Vetëm fakti se ato mbusheshin në pogone speciale për Kosovë si dhe kur dihet disponimi serb ndaj nesh, të bënë të kesh rezerva për cilësinë e prodhimit. Se ajo tregtia e dyshimtë, në të zezë nuk ka pushuar kurrë në mes tregtarësh tanë e serb dhe se ajo vazhdon sot e kësaj dite është më se evidente dhe përkundër shtetit dhe organeve të tija, doganave, kontrollit sanitarë,etj ne sot e kësaj dite konsumojmë produkte ushqimore të paverifikuara që na vijnë nga andej-Serbia! Jo se ne e zbuluam, por na e zbuluan vetë ata, serbët.
Në një nga portalet serbe me reputacion në mes tjerash gjejmë edhe këto të dhëna që dëshmojnë mu këtë për të cilën duhet të shqetësohen edhe organet kompetente e edhe ne si konsumatorë!!
-”Shitja e viçave shqiptarëve po rritka çmimin e tyre në Serbi. Dhe çka qenka më e vlefshmja për fshatarët serb që shesin gjanë e gjallë është ajo se kasapët shqiptarë paguajnë me euro dhe si zakonisht paguajnë me rregull, për ndryshim nga ata serb që nuk paguajnë me rregull. -Ne u japim bikat një firme që I eksporton në Kosovë! thonë fshatarët serb. Dhe dikush mund të thotë se asgjë e jashtëzakonshme. regëti ashtë kjo. Por ka një detaj këtu që të bënë të brengosesh.
Sepse aty mes tjerash është e shkruar edhe kjo:
-”Ma së shumti ne I shesim një thertore nga Gjilani e cila paguan në deviza në xhirollogari përmes -Narodne Banke Serbije! Dhe për ne -shtojnë serbet -ma e çmueshmja nga e tërë kjo është ajo se nëse thertoret na paguajnë 1.9 euro, shqiptarët na japin më shumë 2.1 edhe atë vetëm shikojnë kualitetin e mallit (nuk e kam të qartë se si vërtetojnë cilësinë këta kasapët tanë, duke ua këqyrë dhëmbët apo si?) dhe nuk kërkojnë kurrfarë letra vërtetuese”
Dhe kështu ato përfundojnë në tryezat tona, duke u mjaftuar me faktin se dikush qenka bindë në kualitetin e lopës se I paska parë dhëmbët!!
/Xhelil ARIFI/2L ONLINE/