(2LONLINE) – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës – Dega në Gjilan Rexhep Kadriu, uron të gjithë qytetarët, me rastin e festës së 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.
“Populli shqiptarë asnjëherë nuk ka pushuar së luftuari për të qenë i pavarur dhe i lirë. Kjo përpjekje një shekullore, i ka arritur sukseset dhe qëllimet e saj sot, kur ne si qytetarë, të lirë vendosim flamurin kombëtar dhe festojmë këtë festë të madhe për të gjithë shqiptarët kudo”, ka thënë Kadriu.
“Sot festojmë edhe ditëlindjen e komandantit legjendar të UCK-së Adem Jashari si dhe daljen e parë publike të UCK-së, prandaj kemi më shumë se një arsye për tu ndier krenar si popull dhe për atë që është bërë për lirinë që gëzojmë sot” thotë Kadriu..
Njëherit, ai ka uruar popullin e Shqipërisë për ditën e pavarësisë, duke i dëshiruar që në vazhdim, të mund ti arrijnë të gjitha synimet dhe ambiciet që kanë si shtet në të ardhmen.
Edhe, kryetari i Aleancës së të Rinjve të Kosovës – Dega në Gjilan Labinot Hyseni, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë, me ratin e festës së madhe kombëtarë të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.
“Duke kujtuar të gjithë sakrificën që të parët tanë kanë bërë ndër shekuj që ne sot ta festojmë këtë festë të lirë, bëjë thirrje që ne si rini, këtë sakrificë ta kthejmë në një zhvillim më të mirë mbarëkombëtarë për dy shtetet shqiptare, me punë dhe angazhim në të ardhmen”, ka thënë Hyseni.
Ai njëherit ka uruar të gjithë shtetasit shqiptarë për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa ka thënë se me mburrje të madhe festohet ditëlindja e komandantit legjendar të UCK-së Adem Jashari si dhe daljes së parë publike të UCK-së. /2lonline/