(2L ONLINE) – Agjencioni UN-HABITAT ia ka dorëzuar sot zyrtarisht kryetarit të Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri profilin e banimit të komunës së Gjilanit.
Projektin ia dorëzoi përfaqësuesi i UN-HABITAT, Ishaku Maitumbi, derisa është vlerësuar i suksesshëm me përkrahjen e këtij agjencioni dhe Komunës së Gjilanit.
Kryetari Haziri e ka falënderuar UN-HABITAT-in, i cili tha se “është agjencion i specializuar dhe më i miri sa i përket politikave të banimit dhe si i tillë i jep siguri edhe dokumentit tonë, politikave tona të banimit”. /2L ONLINE/