(2LONLINE) – Ekrem Avdiu nga Gjilani, është i njohur për opinionin gjilanas si “Flamurtari i Vlorë “, pasi bashkë edhe me disa shokë të tjerë, kishte marshuar në këmbë, prej Gjilanit drejt Vlorës, për tetëmbëdhjetë ditë me radhë, si një simbolikë unifikimi mbarëshqiptarë, me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë.
Pra, një vit më parë, të veshur me veshje kombëtare e me flamuj në duar, Avdiu së bashku edhe ne Dilaver Musliun, Gani Shaqirin e Nazif Ajdinin, kishin nisur në këmbë marshutën Gjilan – Vlorë, të cilës iu kishin bashkëngjitur më pas edhe udhëtarë të tjerë, e të cilët më 28 nëntor 2012 në Vlorë e dorëzuan Flamurin Kombëtar, që e kishin bartur si simbolikë për të çuar në vend amanetin e dëshmorëve.
Shih për këtë, në Festivalin Ndërkombëtar të njëmbëdhjetin me radhë të titulluar “Imazhi shqiptar” të mbajtur në Tiranë, e morën çmimin “Kalorësi i imazhit shqiptar”, i cili iu nda pra, grupit të flamurtarëve të 100- vjetorit të pavarësisë, të nënshkruar nga doc. dr. Astrit Memia.
Avdiu ka thënë me këtë rast se respektin që nuk po e ndjejnë nga vendi i tyre, po e gjejnë në shtetin amë. Ai ka rikujtuar se marshuta e tyre përkundër premtimeve nuk ishte ndihmuar nga institucionet komunale, ndërsa institucione e shoqata të ndryshme në Shqipëri po e vlerësojnë lartë aktin e tyre dhe se kjo u pa edhe me marrjen e këtij çmimi në Shqipëri, e se çfarë vlere ka kjo mirënjohje më së miri dëshmon e dhëna se vitin e kaluar një mirënjohje të tillë e kishte marrë familja e komandantit legjendar, Adem Jashari.
Avdiu ka thënë se vitin e kaluar, e dërguan në Vlorë amanetin e dëshmorëve dhe të banorëve të Luginës së Preshevës, të cilët padrejtësisht ishin ndarë nga trungu shqiptar, ndërsa kujtoi fjalët e tij para të pranishmëve, në solemnitetin e mbajtur në ndërtesën e Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Shqipëri, kur ka thënë se ishin fatlum si gjeneratë, që e bënë këtë gjest për 100 vjetorin e shtetit shqiptar./2lonline/