Kamenicë – (2LONLINE) – Patrulla policore e sektoriale gjatë patrullimit rutinor në fshatin Koretin ka hasur në tre persona, te të cilët janë gjetur armë të gjuetisë për të cilat nuk kanë pasur kurrfarë dokumentacioni valid.
Zëdhënësi Ismet hashani ka bërë me dije se armët janë konfiskuar.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit i cili urdhëron që personat pas intervistimit të lirohen dhe rasti të procedohet në Gjykatë. /2lonline/