Novobërdë – (2LONLINE) – në Komunën e Novobërdës gjegjësisht në fshatin Llabjan u vu gurthemeli për ndërtimin e “Lagjes Multietnike” me 40 shtepi, nga 65 m2, me terë infrastrukturen, për familjet në nevojë të kësaj Komune
Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Novobërdës Bajrush Ymeri së bashku me Drejtorin e Arsimit dhe Kulturës Adem Abazi si dhe Arton Selimi ,Kurtesh Devaja,përfaqësues dhe implementues të këtij projekti.
Kryetari i Komunës Bajrush Ymeri në fjalën e tij të rastit theksoi se është shumë i lumtur që pas gjitha atyre takime që janë mbajtur patëm mundësinë që të vijmë deri te ky çast shumë i veçantë dhe shumë i rëndësishëm për Komunën e Novobërdës.
Ai vazhdoi duke theksuar se ky është një projekt që ka një qëllim mjaft human për njerëzit që përballën me kushte të vështira të strehimit,dhe se Komuna do të mundohet që ti plotësojë kushtet e nevojshme për jetesë për qytetarët e kësaj komune.
Arton Selimi theksoi se falë bashkëpunimit të mirë që kishim me zyrtarët komunal ne kemi ardhë deri te ky hap dhe shpresoj që gjitha familjet që do të kenë fatin të vendosën në këto shtëpi ti gëzojnë për të mira.
Ndërsa Drejtori i Arsimit dhe Kulturës si dhe njëri ndër bashkëpunëtorët më të afërt për inicimin e këtij projekti të ndërtimit të këtyre shtëpive z.Adem Abazi pasi i falënderoi të gjithë të pranishmit tha se kjo punë për komunën tonë është mjaft e veçantë për arsye se është e nevojshme kemi shumë familje që kanë nevojë për kulm mbi kokë.
Donator të këtij projekti mjaft të rëndësishëm janë USAID-i permes Organizates Rinore “Rrugetimi” e cila është menaxhuese dhe implementuese e projektit ku përfaqesohet nga Arton Selimi dhe z. Kurtesh Devaja.Firma implementuese do të jetë NN “Prishtina” ,Vlera e projektit:1,216,448,dhe Perfundimi i këtij projektit pritet të jetë me 15 mars 2015. /2lonline/