(2LONLINE) – Sot në natën e madhet të Kurban Bajramit në prani të shumë xhematlinjve dhe imamëve në mënyrë solemne u vu gurëthemeli xhamisë në lagjen e Zabel Sahit Agës, në afërsi të shkollës së Bujqësisë “ Arbëria” në Gjilani, e cila do të ndërtohet me vetëkontributin e haxhi Halil Halitit – Kokaj.
Në këtë eveniment fetar të pranishëm ishin babi i Haxhi Halil Halitit, hoxhë veteran 94 vjeqar Mulla Rifat Haliti, ndërsa nga Kryesia KBI-së Kryeimami Mr Iljaz Mustafa dhe kryetari Dr. Sylajeman Osmani.
Në emër të KBI të Gjilanit me një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtuan udhëheqësit e KBI, të cilët potencuan rëndësinë e institucionit së xhamisë në jetën e myslimanëve duke i falënderuar donatorin Haxhi Halil Halitin i cili me vetëkontribut nga kursimet e tija në mërgim u bë sebep për fillimin e ndërtimit të kësaj xhamie duke lutur Allahun që kjo xhami të jetë në shërbim të popullit dhe të jetë qendër e edukimit të brezave të rinj që të rriten në frymën islame.
Xhamia ka fillu tw ndwrtohet nw njw hapsirw prej 10 ari, me katin pwrdhes dhe dy katwshe me minaret dhe kupollw, me njw sipwrfaqe tw pwrgjithme rreth 1000 m².
Kjo është edhe një dëshmi se kjo familje ka besimin në Allahun xh.sh., zbatojnë urdhëresat e tij dhe ndalohen nga haramet, pra praktikohet islami dhe nuk i frikësohen tjetër kujt përpos Allahut xh.sh.
Kur ishte nevoja të parët e kësaj familje xhyshi i haxhi Halilit, plaku arsimdashës Nezir Haliti në vitin 1967 me vetë kontribut, duke e ndarë edhe kafshatën e gojës, ndërtoi shkollën e fshatit në pronën e vet, e cila finkcionoi deri në fillim të këtij viti shkollor, kur në mungesë të nxënësëve edhe është mbyllur.. Nxënesit në shkolla, besimtarët në xhami e kanë ndërtuar shtetin dhe ka qenë vend i projeksioneve dhe përgatitjen e gjeneratave të ardhme për tu përgatitur për sfidat e jetës. / Ismet Azizi/