(2LONLINE) – Është shfaqur sot në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti shfaqja “Trekëndëshi” nga nxënësit e shkollave të mesme të Vitisë. Në këtë shfaqje u trajtua monotonia si një fenomen me të cilin përballen gjitha shtresat e shoqërisë, si dhe trekëndëshi si ndërlidhje e shtëpisë, shkollës dhe argëtimi në kafeteri nga nxënësve.
Iniciativa për përgatitjen e kësaj shfaqje, sipas Arjeta Mehmetit njëra nga organizatoret, lindi si nevojë për funksionalizimin e trupave teatrale shkollore dhe po ashtu në muzikë, art vizuel dhe aktivitete tjera kulturore. Ajo ka falënderuar për mbështetje të këtij projekti nga “Innovations Lab Kosova”,
Drejtoria e kulturës Rinisë dhe Sporteve në Viti dhe shkollat e mesme të kësaj komune. Kaltrina Sylejmani drejtoresh për Kulturë, Rini e Sport në Viti, ka përgëzuar organizatorët e kësaj shfaqje për punën e bërë dhe ka inkurajuar gjitha grupet e interesuara që të bashkëpunojnë ngushtë me këtë drejtori.
“Ju inkurajojë që të vazhdoni të punoni si me Teatrin e Qytetit, po ashtu edhe me grupet tjera kulturore që veprojnë në komunën tonë, ngase jam shumë e interesuar që të ngjallet jeta kulturore në Viti me aktivitete nga më të ndryshmet. Andaj, ju ftoj për bashkëpunim të gjithë duke u nisur nga nxënësit që kanë talent e deri tek artdashësit të cilët kanë mbetur anash, sepse të gjithë së bashku mund të bëjmë atë më të mirën sa I përket kulturës”, u shpreh drejtoresha Sylejmani.
Pas përfundimit të shfaqjes, u zhvillua një debat ku u parashtruan edhe pyetje nga të pranishmit, për nxënësit- aktor të kësaj shfaqje. /2lonline/