(2LONLINE) – Me rastin e manifestimit kulturor “ Flaka e Janarit 2014 ”, Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e komunës së Kamenicës organizoi promovimin e numrit të 10-të të revistës letrare e kulturore “ Nositi”. Kjo revistë me vlerat e saja kulturore letrare e shkencore i ka kalua kufijtë komunal.
Disa penda, shkrimet e para i kanë filluar në këtë revistë tani më janë bërë penda të njohura në nivel më të gjerë. Sipas redaktorit Nexhat Rexha , revistën e boton klubi letrar “Nositi” që është themeluar paraluftës më 1996, ndërsa numri i parë i revistës është botuar më 2002. Sipas tij redaksia punon në mënyrë vullnetare vetëm për të dhen një kontribut në begatimin dhe ngritjen e çështjes kulturore në komunën e Kamenicës.
Kryetari i parë i klubit ishte shkrimtari i njohur i kësaj ane, i ndjeri Ibrahim Ibishi. Në këtë revistë shkruajnë edhe kamenicasit që janë emra në lëmit e ndryshme që nuk jetojnë në Kamenicë, si: Hysen Matoshi, Faik Shkodra, Bahtijar Kryeziu, Ganimet Klaiqi etj.
Në fjalën e tij drejtori i Institutit albanaologjik , dr Hysen Matoshi e bëri një analizë të gjithë numrave të revistës “ Nositi” të botuar gjerë tani, duke e çmuar kontributin e redaksisë, si emrave të tjerë që kontribuojnë në begatimin e kësaj reviste që gjithnjë e më tepër po shprehë vlera të njëmenda. “ unë botoj punime në shumë revista të njohura, brenda dhe jashtë vendit, por kur i botoj në revistën e komunës sime kam një ndjenjë të veçantë” u shprehë Matoshi.
Sylejman Morina, nder tjerash tha, Kamenica e meriton një revistë të tillë, ka potenciale intelektuale këtu brenda, si edhe të tjerë që jetojnë jashtë komunës, e që duan të kontribuojnë në këtë revistë , si: dr. Matoshi e shumë të tjerë.
”Disa numra të “Nositit” gjenden në bibliotekat e intelektualëve arbëresh e kroat të Zarës . Së shpejti do të jenë edhe bibliotekën Arbanasit.” tha Morina.
Po ashtu, për nderë të “Flakës së janarit 2014” është bërë edhe hapja e ekspozitës me fotografi (eksponate kulturore – historike). /2lonline/