/2L ONLINE/ – Në fshatin Lubishtë të Vitisë, sot solemnisht është përuruar projekti i asfaltimit të rrugës kryesore të fshatit, njiherit është bërë edhe zbulimi i memorialit në qendër të fshatit, që do të mbajë emrin e veprimtarit politik dhe ushtarak Zenë Lubishtani. Shpalosjen e Shqiponjës të vendosur në këtë shesh, e bënë kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe disa përfaqësues e aktivistë të këtij fshati.
Me këtë rast, njiherit është përuruar edhe asfaltimi i rrugës kryesore, që është financuar nga buxheti komunal, në kuadër të së cilit projekt është asfaltuar edhe sheshi i fshatit i njohur me emrin “Zenë Lubishta”. Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, në fjalën e tij para të pranishmëve, ka thënë se ju ka takuar edhe institucioneve komunale e shtetërore të investojnë në përmirësimi e kushteve infrastrukturore, me qëllim të investimeve për përmirësimin e standardit të jetës për qytetarët.
“Sot I kemi dy gëzime. Njërën anë po përkujtojmë veprimtarët e atdheut dhe në anën tjetër na bënë të lumtur fakti që jemi tubuar këtu për të përuruar një projekt tejet të rëndësishëm, sikurse rrugën por edhe sheshin pasi ju qytetarë të nderuar, e keni merituar këtë meqë ky vendbanim gjithmonë ka qenë i mobilizuar për t’i kontribuar vendit, pikërisht atëherë kur ka pas nevojë, ka thënë Haliti, derisa ju ka premtuar atyre se do të vazhdojmë edhe në të ardhmen me investime tjera kudo të territorin e kësaj komune.
Me një fjalë rasti para të pranishmëve është paraqitur edhe Abdyl Bajrami, kryetar i degës së OVL të UÇK-së në Viti, i cili në mes tjerash ka thënë se ne i gëzohemi investimeve që po bëhen për të mirën e qytetarëve tanë.
Ndërkaq Ahmet Ahmeti banorë i këtij fshati dhe aktivist i njohur, ndër tjerash duke folur për rëndësinë e asfaltimit dhe rregullimit të sheshit “Zenë Lubishta”, ka thënë se ky fshat ka kontribuuar gjithmonë për lirinë e këtij vendi, ndërkohë që ka falënderuar edhe mërgimtarë që kurrë nuk e harruan vendlindjen e tyre, meqë ata kanë mbështetur gjithmonë ndërtimin e mirëqenies sociale dhe ekonomike të familjarëve të tyre.
Në ceremoninë e këtij përurimi, para të pranishmëve është shfaqur një program artistik nga nxënësit e shkollës, kurse Sherife Shabani ka lexuar biografinë e kolosit Zenë Lubishtani, emrin e të cilit e mban sheshi I fshatit Lubishtë, aty ku kanë vendosur Shqiponjën dy krenare, që do të shërbejë si një shembull për të lartësuar heroizmin e të gjithë të rënëve për liri, ata që më shumë se jetën, e deshën Kosovën, lirinë dhe pavarësinë e saj. /2L ONLINE/