(2LONLINE) – Manifestimi Shumëkulturor „Flaka e Janarit 2014“, i cili mbahet në nderim të jetës dhe veprës së dëshmorëve të rënë në janarët e kuq të lirisë, ka vazhduar me të vegjlit, me Koncertin e Muzikës për Fëmijë të titulluar „Xixat e Flakës”, në të cilin kanë interpretuar dhjeta këngëtarë të vegjël, në koncertin e realizuar nga „Lyra“, të mbështetur nga Komuna e Gjilanit dhe drejtoria për Kulturë, Rini e Sport.
Udhëheqës artistik i koncertit ishte Kushtrim Jakupi e udhëheqëse e korit Albina Jakupi, kurse moderatorja Anila Aliu ka prezantuar pesëmbëdhjetë solistët pjesëmarrës në koncert, i cili ka nisur me një këngë kushtuar martirëve të lirisë, të kënduar nga Elona Sadiku, e interpretuar „live“ për të vazhduar më pas me këngëtarët e tjerë të vegjël: Ibadete Arifi – „Rrjedh në këngë e ligjërime“, Enes dhe Rinas Hajdari – „të këndojmë së bashku“, Lior Hajdari – „këngë për gjyshin“, Ines Bucolli – „Për babin tim“, Alina Shehu – „Treni“, Arlind Lamaxhema – „Shkruaj për Kosovën“, Egla Qerimi – „Gjyshi“, Olsa dhe Olti Ajeti – „Bendi i jonë“, Eriola Salihu – „1 qershori“, Triola Jakupi „Rita Ora dhe unë“, Arba dhe Blin Bicurri – „100 vjet pavarësi“, Olti Shaqiri – „Bred Piti“, Elda Bunjaku, Vjollca Osmani dhe Era Mustafa – „Super star“ dhe Ejona Gjinolli dhe Albina Jakupi – „Xhamadani vija vija“.
Ky koncert është pëlqyer shumë nga të vegjlit dhe i ka dhënë hijeshi manifestimit. /2lonline/