/2L ONLINE/ – Komuna e Vitisë ka mbajtur diskutimin publik për planifikimin e buxhetit komunal me banorët e fshatit Stubëll e Epërme. Gjatë këtij takimi zyrtarët komunal përveç se i njoftuan ata lidhur me procesin e hartimit të buxhetit komunal për vitet në vijim ata treguan edhe për projektet e parapara të komunës në këtë lokalitet duke marrë edhe sugjerimet e Stubllasve se cilat janë prioritet dhe nevojat e tyre për investime gjatë viteve në vijim.
Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvilim pasi që i njoftoj ata se buxheti i përgjithshëm i komunës së Vitisë për momentin për vitin 2017 është 10 milion e 19 mijë euro tha se , prej të cilave 89 % janë grande qeveritare dhe 11% të hyra vetanake .
“Nga kjo shumë e buxhetit, 1 milion e 700 mijë euro janë planifikuar për investime kapitale , të cilat mjete komuna do të mundohet ti shpërndaj në mënyre sa më të drejtë “ ka thënë ai.
Rama gjithashtu ka theksuar se në rritjen e shumës për investime kapitale , mund te kontribuojnë edhe vetë qytetarët duke paguar tatimin në prone e cila më pas do të ju kthehet përsëri qytetarëve në formën e investimeve kapitale.
Drejtori Rama ju bëri thirrje qytetarëve që të paguajnë tatimin në prone si dhe të shfrytëzojnë rastin e të përfitojnë nga ligji për faljen e borxheve e cila së shpejti do të shfuqizohet. Ai po ashtu I njoftoj banorët se shpejti do të filloj edhe implementimi i projektit për asfaltimin e rrugës kryesore në fshatin Stubëll.
Marjan Ramaj, Kryetar i fshatit Stubëll kërkoj nga bashkëfshatarët e tyre që të shfrytëzojnë këtë diskutim publik që të paraqesin nevojat dhe prioritetet e Stubllasve për Investime duke bërë me dije se nga takimet që i ka zhvilluar ai me banorët e këtij lokaliteti i kanë përcaktuar edhe në formë të shkruar të gjitha nevojat dhe prioritetet e këtij fshati të cilat së shpejti do të ju dorëzohen komunës së Vitisë.
Banorët kërkuan që të shikohen mundësin me KEDS-in që të bëhet përforcimi i rrjetit elektrik në disa lagje si dhe të zëvendësohen shtyllat elektrike të druri me ato të betonit, të hapët rruga që lidh Stubëllen me fshatin Zhegër të Komunës së Gjilanit, të shikohen mundësitë që në shkollën e fshatit të punësohet edhe një punëtor teknik.
Po ashtu ata kërkuan që gjatë dimrit të mos bëhet vetëm largimi i borës vetëm në rrugën kryesore të fshatit por edhe nëpër lagje në veçanti edhe deri të varrezat e fshatit etj. Ndërkaq disa nga banorët shprehen edhe falënderimet për komunën e Vitisë, konkretisht për investimet që i ka bërë në këtë fshat si në sistemin e kanalizimit, projektin e përbashkët të cilën e ka komuna me nivelin qendror lidhur me objektin e shkollës së parë shqipe muze në Stubëll si dhe projektin që pritet të filloj gjatë këtij viti në asfaltimin e rrugës kryesore.
E Nexhmedin Jakupi, Drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë duke tha se i për këtë rrjetit elektrik ka shumë lokalitete në Komunën e Vitisë të cilat kanë nevojë në përforcimin e rrjetit elektrik, ndërrimin e shtyllave të vjetruara elektrike të drurit dhe zëvendësimin e tyre me shtyllat e betonit duke potencuar se kjo gjë nuk është nën kompetencën e komunës por bashkërisht me qytetarët e lokaliteteve ata mund të adresojnë këto kërkesa atyre që janë kompetent.
Përndryshe në këtë takim ka marrë pjesë edhe Isak Sadiku, Drejtor i Administratës në Viti. /2L ONLINE/