Më rastin e Kurban Bajramit, Komuniteti Mysliman nga Turqia në Shqipëri ka sjellë nga Ankaraja rreth 100 mijë kurbanë, që do të shpërndahen për të varfrit shqiptarë. Nisma e quajtur “Kurbanë turq për festën shqiptare” është një dhuratë dhe një vazhdimësi e bashkëpunimit vëllazëror midis shqiptarëve dhe turqve.
Përfaqësuesi i komunitetit Mysliman të Turqisë, Demirhan Dinç u shpreh se kjo dhuratë është për vëllazëritë shqiptarë.
“Ju urojmë qytetarëve festën e Kurban Bajramit 2013. Komuniteti Mysliman i Turqisë shpërndan kurbanë në 60 shtete të vendit dhe këtë radhë u përzgjodh edhe Shqipëria. Në Shqipëri kurbanët do të shpërndahen në 35 zona dhe këta kurbanë janë një dhuratë e vogël për popullin shqiptar. Kjo është një vazhdimësi e bashkëpunimit vëllazëror mes dy popujve tanë. Shoh një marrëdhënie të ngrohtë dhe të mrekullueshme me shqiptarët”, ka theksuar ai, shkruan shekulli.
Ndërkohë që Myftiu i Tiranës Ylli Gurra shprehet se edhe Myftinia e Tiranës ka bërë kurbanë për njerëzit në nevojë.
Kurban Bajrami është festë fetare Islame, ku myslimanët të cilët kanë mundësi financiare flijojnë kafshë në emër të Allahut dhe një pjesë nga mishi i tyre ua dhurojnë të varfërve