Gjilan – (2LONLINE) – Autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë bërë të ditur se janë prangosur tre të dyshuar, ndaj të cilëve është ngritur kallëzim penal për veprën “Vjedhje e rëndë”.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bërë të ditur se ankuesi S. M. me banim në Gjilan, ka raportuar në Stacionin Policor, për rastin e vjedhjes në shtëpinë e tij dhe se njësitet e hetimeve nga stacioni policor i Gjilanit pas një pune intensive operative, kanë arritur ti arrestojnë tre të dyshuar.
“Pas intervistimit që të tre kanë pranuar se së bashku, kanë kryer vjedhje në shtëpinë e ankuesit. Dëshmi si prova për gjykatë janë gjetur një zmadhues zëri i telefonit Ifon, disa bizhuteri dhe një aparat për lojëra te markës Soni, janë konfiskuar nga i dyshuari i mitur”, ka thënë Hashani.
Sipas tij, me urdhër të Prokurorit, i dyshuari i mitur, është ndaluar për 24 orë, ndërsa për të dyshuarit L. I. 1995 dhe G. M. 1995, është caktuar masa e ndalimit për 48 ore, ne Qendrën e ndalimit në Gjilan, dhe ndaj këtyre është ngritur kallëzim penal “Vjedhje e rëndë”. /2lonline/