Toger Ylli Dalladaku ka përfunduar me rezultate të larta,Kursin Bazik për Oficer të Këmbësorisë (IBOLC), në Georgia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u shpërblyer me çmimin International Honor Graduate dhe gjithashtu me rezultatet e arritura u bë pjesë e Commandant’s List.
Gjatë 19 javëve sa zgjati ky kurs, Toger Dalladaku tregoi performancë të lartë, duke e prezantuar denjësisht Forcën e Sigurisë së Kosovës, në mesin e 170 pjesëmarrësve sa ishin në kurs, oficerë amerikanë dhe oficerë nga shtete të ndryshme të botës.
Toger Dalladaku përfundoi studimet ushtarake në Akademinë West Point në SHBA dhe nga viti 2020 u kthye në Kosovë për të shërbyer si oficer i Forcës së Sigurisë së Kosovës, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës. /2LONLINE/