(2L ONLINE) – Tifozët e dy ekipeve të futbollit KF “Drita” – “intelektualët” dhe KF “Gjilani” – “skifterët”, janë bërë së bashku për të organizuar përcjelljen e ndeshjes Kosova – Turqia. Nesër më 21 maj në ora 11:00 nga stadiumi i qytetit është organizuar dhe financuar nga Komuna e Gjilanit udhëtimi me tetë autobusë për në qytetin e Mitrovicës.
Me këtë rast dy kryetarët e tifozëve Erkan Mustafa “intelektualët” dhe Valon Selimi “skifterët”, i kanë dorëzuar kryetarit të Komunës së Gjilanit z.Lutfi Haziri fanellat me mbishkrimin “ULTRAS, Dardanët – Tifozët e Kosovës”, duke i ftuar tifozët që të jenë pjesë e kësaj ndeshje ku nikoqire është Kombëtarja e Kosovës.
Kryetari Haziri ka thënë se është mirë që dy grupet e tifozëve janë bërë së bashku që të organizuar të mbështesin lojën e futbollit Kosova – Turqia. /2lonline/