Gjilan – (2LONLINE) – Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi i shoqëruar me bashkëpunëtorë e tij, ka qëndruar të enjten në Gjilan ku është takuar me punëtorët arsimor të kësaj komune punën e të cilëve e ka vlerësuar lartë, përgjatë gjithë viteve në arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të reja.
Kryeministrit i vendit u ka premtuar punëtorëve arsimor se nga viti 2014 do të ketë rritje të pagave ndërsa ka rikujtuar edhe Ligjin e miratuar për njohjen e stazhit të punëtorëve të arsimit gjate viteve 1990-1999 ku sipas tij, nuk ka çmim që mund ta shpaguaj kontributin e punëtorëve arsimor për punën që kanë bërë.
Sipas kryeministrit Thaçi, punëtorët arsimorë këto mjete do të fillojnë t’i marrin nga viti 2015.
Kreu i ekzekutivit po ashtu ka përmendur edhe Universitetin e Gjilanit duke thënë se kjo anë ka arsye të krenohen me të arriturat në procesin mësimor dhe se Universiteti i Gjilanit është i një
rëndësie të madhe jo vetëm për Gjilanin, por edhe për rajonin. Andaj, sipas tij, edhe do ta ketë përkrahjen maksimale të qeverisë.
Përndryshe, edhe kreu i komunës së Gjilanit, Qemajl Msutafa ka vlerësuar përkushtimin e madh që kanë pas mësimdhënësit në arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të reja, por edhe përkushtimin e institucioneve komunale e qendrore për sferën e arsimit, e cila, sipas tij, është trajtuar në mënyrë të dinjitetshme. Ndërsa, Bujar Nevzati, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit foli për sukseset e arritura në arsimin gjilanas dhe vlerësoi kontributin e institucioneve komunale në krye me Mustafën, dhe të atyre qendrore me kryeministrin Thaçi, dhënë për arsimin gjilanas. /2lonline/