Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë në nivelin e kryeministrave do të vazhdojë të hënën, njofton korreposndenti i Kohës Ditore në Bruksel. Zyra e ndërmjetëses së dialogut, përfaqësues së lartë të BE-së Catherinë Ashton, e ka bërë të ditur lajmin se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiqi, do të takohen në Bruksel.
Zëdhnësja e baroneshës Ashton, Maja Kociançiq, ka kofirmuar takimin duke thënë se temat që do të diskutohen kësaj rradhe janë progresi në zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani, si dhe përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve locale në Kosovë, më 3 nëntor./koha.net/