Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dënon ashpër sulmin ndaj gazetarit Milot Hasimja dhe konsideron se është një akt i drejtuar kundër vlerave të demokracisë, lirive të njeriut dhe shprehjes së lirë.
“Aktet e këtilla janë të papranueshme dhe të patolerueshme, ngase cenojnë rëndë lirinë e shprehjes dhe të mendimit, që përbën një nga vlerat më të çmuara të shoqërisë dhe shtetit që po e ndërtojmë.
Qeveria e Republikës së Kosovës i dëshiron shërim sa më të shpejtë gazetarit Hasimja, dhe kërkon veprimin e shpejtë dhe të vendosur të organeve kompetente, në mënyrë që akterët e këtij sulmi të marrin dënimin e merituar”, thuhet në deklaratën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi