Në afërsi të shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc gjatë orëve të pasdites për shkak të mosmarrëveshje mes nxënësve ka ardhur deri te një konflikt në të cilin janë përdorur armët e ftohta.
Sipas burimeve jozyrtare, rrahja ka ndodhur në afërsi të shkollës ku janë përfshirë më shumë se dy nxënës si dhe qytetarë, raporton Titulli.
Si pasojë e shpërthimit me thikë S.I. nxënës i vitit të III-të, është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Nishit ndërsa si autor dyshohet të jetë S.Xh.
S.I. është goditur me thikë në gjoks, në afërsi të zemrës, mirëpo siç ka mësuar Titulli ashti i kraharorit ka ndalë hovin e thikës duke shmangur më të keqen.
I plagosuri është ende në rrezik, përderisa është drejtuar për në spitalin e Nishit për kontrollime më të detajuara.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe pjesëtarët e Policisë së Bujanocit të cilët po merren me grumbullimin e të dhënave nga dëshmitarët okularë