Në kuadër të Manifestimit “Vjeshta letrare e Gjilanit”, 2013
(2LONLINE) – Nesër në Gjilan, në kuadër të Manifestimit tashmë tradicional “Vjeshta letrare e Gjilanit, ediicioni i katërt 2013, prezentohet romani më i ri i shkrimtarit të mirënjohur shqiptar, Jusuf Buxhovit, “Jeniçeri i fundit”.
Sipas Sabit Rrustemit, për romanin e Buxhovit, pritet të flasin kritikët e njohur letrar, Ramadan Musliu e Nexhat Rexha si dhe vetë botuesi, Nazmi Rrahmani.
Romansieri i mirënjohur shqiptar, i cili për herë të parë prezentohet në Gjilan dhe, në Manifestrimin kulturor “Vjeshta letrare e Gjilanit”, do t’ ju përgjigjet edhe interesimeve të artdashësve si dhe do t’ jua ofrojë romanin e tij më të ri, me një çmim shumë të volitshëm.
Kjo veprimtari letrare në kuadër të “Vjeshtës letrare të Gjilanit”, mbahet në sallën e KK të Gjilanit dhe nis në ora 12:00 – të apo siç shprehen organizator/t nga Ars Clubi “Beqir Musliu”, “Të Shtunën n’Dymbëdhjetë”. /2lonline/