Gjilan – (2LONLINE) – Në shenjë nderimi të poetit Haxhi Vokshi dhe veprës së tij, Ars Clubi “Beqir Musliu” në Gjilan, të shtunën, më 2 nëntor, organizon një Akademi Përkujtimore, ku krijues dhe kritikë letrarë do të flasim për opusin e tij.
Akademia do të mbahet në Sallën e Teatrit të Qytetit, nga ora 12:00 dhe është e hapur për të gjithë.
Akademia do të hapet me një poezi të Haxhi Vokshit dhe do të vazhdojë me fjalët e rastit të Ibrahim Kadriut e Sabit Rrusrtemit. Për opusin krijues të Vokshit do të flasë kritiku Nexhat Rexha.
Aziz Mustafa e Alketë Spahiu do të deklamojnë poezi të poetit Haxhi Vokshi, të cilat do të shoqërohen me pika të muzikës serioze, sipas përzgjedhjes së Diana Toska
Akademia përkujtimore për poetin Haxhi Vokshi, i cili pas vete la një mori veprash, do të moderohet nga krijuesi Tahir Arifi.
Haxhi Vokshi vdiq më 18 tetor 2013, në Gjilan. /2lonline/