Gjilan – (2LONLINE) – Autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë bërë të ditur se dy qytetarë kanë raportuar për dëmtimin e xhamave të lokaleve të tyre, në lokalet e këpucëve”Luciano”dhe ”Arianiti-A”, që gjenden pranë njëri tjetrit në rrugën “Adem Jashari” në qendër të Gjilanit.
Ankuesit kanë vërejtur nga një vrimë në xhamat e dëmtuar të reklamave të lokaleve të tyre, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.
“Dyshohet se persona të panjohur nga rruga kryesore kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të lokaleve, ku nga një predhë e kalibrit të vogël është gjetur brenda lokaleve”, ka thënë toger Hashani.
Ai tha se predhat e gjetura janë marrë nga ana e Forenzikës për ekzaminim.
Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e stacionit policor të Gjilanit. /2lonline/