Përfaqësuesit e institucioneve dhe shoqërisë civile diskutojnë për masat e përbashkëta në parandalimin e dukurisë së dëmtimit të pyjeve. E, Organizata Jo Qeveritare “ELITA- Viti”, në kuadër të programit “Ngrita e vetëdijes së qytetarëve në sistemin e drejtësisë” , që implemenohet në përkrahje të ATRC/USAID, ka organizuar tryezën e rrumbullakët me temë “Bashkë mbrojmë pyjet”.
Në këtë tryezë ku morën pjesë përfaqësues nga Agjencioni i Pyjeve të Kosovës, Gjykata Themelore në Gjilan-dega në Viti, Policia e Kosovës, institucionet komunale, USAID-it , ATRC-së, partitë politike,këshillat e fshatrave dhe shoqëria civile, u debatua rreth raportit monitorues të OJQ ELITA për punën e gjykatës themelore dega në Viti në shqyrtimin dhe ekzekutimin e lëndëve që kanë të bëjnë me dëmtimin e pyjeve, dhe për angazhimin e mekanizmave institucional në parandalimin e dukurisë së prerjes ilegale të pyjeve në territorin e Komunës së Vitisë.
Rekomandimet që dolën nga kjo tryezë ishin: Gjykata Themelore dega në Viti, Agjencioni i Pyjeve të Kosovës, Policia si dhe ekonomia e pyjeve, duhet të kenë një koordinim më të mirë në luftimin e dukurisë së prerjes ilegale të pyjeve: Institucionet komunale dhe Shoqëria Civile duhet të angazhohen në një fushatë vetëdijësuese me qytetarë për mobilizimin e tyre në ruajtjen e pyjeve:, Rastet recidiviste të palëve të akuzuara për dëmtim të pyjeve të marrin dënime meritore me burg dhe mos të lejohet që këta persona të vazhdojnë me dukurinë e prerjes dhe transportimit ilegal të drunjve:
pastaj, uUrdhëresat nga prokuroria në gjykatë të jenë me shënime të plota e jo të mangëta:, Të rritet efikasiteti dhe disiplina në punë e rojeve të pyjeve:, Të konfiskohen mjetet transportuese të drunjve të prerë ilegalisht:, Të shtohet numri i gjyqtarëve në gjykatën themelore dega në Viti:, Përfaqësuesit e autoritetit pyjor të përgatiten më mirë para seancave gjyqësore:, Rojeve të pyjeve tu sigurohen kushte më të mira për punë dhe pajisjet e nevojshme teknike që mundësojnë dëshmi më të plota në gjykatë:, Për rojet e pyjeve që nuk kryejnë detyrat si duhet të merren masa disiplinore:, Policia e Kosovës të vendosë pika statike në rrugët nëpër të cilat qarkullojnë automjetet që bartin dru të prerë ilegalisht:, Të shtohet kontrolli i inspeksionit rreth furnizimit me dru teknik të punëtorive zejtare që merren me përpunim të drurit etj. /2L ONLINE/