Gjilan – (2LONLINE) – Forumi rinor i Lëvizjes “Vatra” i bëri vizitë Bibliotekës FAN.S.NOLI në Gjilan, ku gjatë këtij takimi u pritën nga Drejtori i ri i Bibliotekës Xhymshit Osmani. Gjatë kësaj vizite anëtarët e Lëvizjes Rinore Vatra , u njoftuan me punën që bëhet në bibliotekën e qytetit në Gjilan dhe me shërbimet që ofron Biblioteka për qytetarët.
Fisnik Ibrazhimi nga të rinjtë e Vatrës ka bërë me dije se nga Drejtori Osmani u njoftuan me të arriturat nga menagjmenti i ri i bibliotekës, ku nga mesi i këtij muaji do të bëhet Biblioteka edhe me një sallë të re leximi me kushte me të mira për të mësuar.
Të rinjtë e Vatrës, të kryesuar nga Fisnik Ibrahimi i uruan drejtorit Xhymshit Osmanit fillimin e punës si drejtor i ri në Bibliotekën e Qyteti , dhe u shprehen të lumtur me sukseset që janë arritur ne Bibliotekën e Qytetit, e veçanërisht me projekte qe do te realizohen për rritjen e hapësirës se mësimit ne Bibliotekën e qytetit.
“Gjithashtu te rinjtë e Vatrës premtuan se me qeverisjen e re të komunës së Gjilanit nga Lëvizja Vatra Bibliotekën dhe sektorin e Kulturës do të kenë prioritet”, ka thënë Ibrshimi. /2LONLINE/