/2L ONLINE/ – Komuna e Gjilanit ka hyrë në fazën përfundimtare të procesit për fillimin e implementimit të projektit “Rehabilitimi dhe instalimi i kanalizimeve të ujërave të zeza, si dhe rregullimi i shtratit të lumit Mirusha dhe Stanishorka” që do të financohen përmes programit të kredisë së butë “Soft Loan” të Qeverisë Austriake.
Kjo kredi do të shërbej për trajtimin e ujërave të zeza dhe rregullimin e shtretërve të lumenjve Mirusha dhe
Stanishorka.
Prezantimi i projektit “Rehabilitimi dhe instalimi i kanalizimeve të ujërave të zeza, si dhe rregullimi i shtratit të lumit Mirusha dhe Stanishorka”, bëhet më 29.07.2016 (e Premte), në “Vali Ranch”, Përlepnicë, – Gjilan, me fillim prej ora 10:00, /2L ONLINE/