/2L ONLINE/ – Të premten (15.07.2016), Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë dhe kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, do të marrin pjesë në prezantimin e projektit Autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, si dhe projekteve të tjera të BERZH-it, për hyrje-daljet e qytetit të Gjilanit.
Ngjarja mbahet ne restorant “Vali Ranch”, ne ora 11:00, njofton zyra për informim e komunsë së Gjilanit. /2L ONLINE/