Dr.Selami Kurteshi
Zëdhënës I Spitalit Rajonal të Gjilanit
(2LONLINE) – Shkrimi I Dr.Zijadin Hasanit në Portalin 2lonline, (shih shkrimin: Kërcënimet dhe arroganca e një mjeku mburravec…!!!) është një e pavërtetë dhe shpifje e rëndë. Për hirë të së vërtetës që opinioni të mos jetë i ushqyer me dezinformata, unë Dr.Selami Kurteshi – zëdhënës I Spitalit Rajonal të Gjilanit e ndjej obligim të ju informoj drejt rreth këtij shkrimi.
Kërkesa e Dr.Zijadin Hasanit në emër të doktorëve të Pediatrisë për një simpozium në Prishtinë është dorëzuar me datën 07.11.2013, ndërsa simpoziumi është mbajtur me datën 08.11.2013, dhe mbledhja e Këshillit Profesional ku kryetar është Dr. Bajram Shaqiri është mbajtur me datën 12.11.2013, pra kërkesa nuk është bërë me kohë dhe nuk është respektuar koha për paraqitjen e kërkesës.
Doktori në fjalë e ka ditur shumë mirë procedurën, sepse vetë ka qenë drejtor klinik më herët.
Pas kësaj Dr.Zijadin Hasani ka përdorur fyerjet për komunikim me menaxhmentin.
Sa për Dr.Bajram Shaqirin që Dr.Zijadini I adreson ankesat, ju informojë që Dr.Bajram Shaqiri është një ekspert I rrallë në lëmin e vet. Që nga ardhja e tij në SRGJ, ka filluar një reformë e vërtet në repartin e ORL-së ku ai punon. Me operacione më të rënda që edhe në shtetet rajonale rrallë mund të kryhen.
I pari në Kosovë ka filluar me operacione Endoskopike, mandej punimet e shumta shkencore që janë të njohura ndërkombëtarisht. Të gjitha këto Dr.Zijadini ose nuk I dinë ose nuk dëshiron t’i dijë, sepse nuk është I interesuar për të arriturat e këtij spitali.
Sa për uzurpimin e posteve le të tregojë ai vet, sa poste ka pasur ai kur ishte njeriu I dytë I SRGJ-së ( Drejtor Klinik dhe shef I repartit njëkohësisht).
Le të tregoj Dr.Zijadin Hasani çfarë raportesh ndërkolegiale ka krijuar ai në repartin e Pediatrisë ku është ende shef, dihen aferat e shumta, ku një numër i madh i pacientëve kërkon ndihmë mjekësore bile edhe në Shillovë.
Për këto shpifje të bëra me siguri që do të merret komisioni disiplinor.
Në fund më duhet të them se detyra e mjekut është të merret me pacientët dhe shërimin e tyre, e jo me fjalë të kota dhe të pa vërteta.
Për punën e secilit nga ne do të flasin vet pacientët tanë, të cilët çdo ditë kërkojnë ndihmën tonë, dhe ata e vlerësojnë më së miri punën tonë. /2lonline/