(2L ONLINE) – Të martën në Gjilan hapet Zyra për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Ceremonia e hapjes së Zyrës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc mbahet në hapësirat e Kuvendit Komunal (te salla e Kuvendit), më datë 30.12.2014, nga ora 14:00.
Sipas zyrtarëve komunal, hapja e Zyrës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, si premtim i kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, ka rëndësi të madhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës. /2L ONLINE/