(2L ONLINE) – Lëvizja Qytetare “Vatra” me seli në Gjilan ka kërkuar të hënën të kthehet lapidari i UÇPMB-së, aty ku bishtenë qendër të Preshevës.
Përgjejgës të Zyrës për informim të kësaj Lëvizjeje thanë se Lëvizja Qytetare “Vatra” konsideron se para 2 vitesh Serbia bëri aktin më arbitrar kur bëri largimin e pllakës përkujtimore të dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e UÇPMB-së, duke injoruar në mënyrë të vrazhdë vullnetin politik të shqiptarëve .
“Serbia bëri shkeljen e të gjitha konventat ndërkombëtare, të kompetencave te pushtetit vendor. Këto veprime dëshmojnë vazhdimësinë e logjikës së dhunshme dhe militariste të komunikimit të qeverisë serbe më popullatën shqiptare të Luginës së Preshevës”, thuhet në komunikatën ew kësaj Lëvizjeje.
Më tej thuhet se situata në Kosovën Lindore është e tensionuar, e ngarkuar me etiketime dhe fyerje ndaj luftës së drejtë të shqiptarëve për liri dhe barazi, shqiptarët e Luginës së Preshevës
“Kërkojmë të kthehet lapidari i dëshmorëve konformë kompetencave të pushtetit vendor dhe ndërprerjen e retorikës së vrazhdë dhe kërcënuese të qeverisë serbe ndaj vlerave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, thuhet në fund të komunikatës të lëshuat nga Zyra për informim e Lëvizjes Qytetare Vatra. /2L ONLINE/