(2L ONLINE) – Institucionet komunale të Vitisë, bëjnë të ditur opinionin e gjerë se në vazhdimësi ka qenë e angazhuar për të gjet zgjidhje në rregullimin e rrugëve rajonale të cilat janë kompetencë e Ministrisë së Infrastrukturës.
Sipas kryetarit të komunës së Vitisë Sokol Haliti, për dëmtimin e këtyre rrugëve, autoritetet komunale i kanë bërë thirrje, si dhe kanë njoftuar me shkrim disa herë me radhë Qeverinë e Kosovës, respektivisht Ministrinë e infrastrukturës, në mënyrë që të intervenohet në mënyrë urgjente për përmirësimin e këtyre rrugëve që janë shkatërruar në masë të madhe.
“Ne kemi marrë iniciativa që të mbushen gropat e krijuara brenda qytetit, në mënyrë që mos të shkaktohen defekte më të mëdha qytetarëve, mirëpo për të realizuar një projekt të tërë në rregullimin e këtyre rrugëve, është e pamundur pasi kjo është nën përgjegjësit e Ministrisë së Infrastrukturës. Ne njoftojmë opinion e gjerë dhe qytetarët e komunës sonë të cilët po shfaqin revoltën e tyre në mënyra të ndryshme, se jemi të përkushtuar maksimalisht që të gjejmë zgjidhje për të zgjidhur këtë problem me të cilin po përballen qytetarët dhe për këtë jemi në kontakt me Qeverinë e Kosovës për ta tejkaluar këtë gjendje të mjerueshme që ka kapluar rrugët rajonale Viti-Gërlicë, Viti-Kllokot dhe atë Viti-Letnicë”, ka thënë Haliti. /2L ONLINE/