(2LONLINE) – Fehmi Fetahi dhe Magbule Shkodra, kandidatë për deputetë në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AAK-së në Gjilan, kanë pritur një delgacion të shoqatës së pensionistëve në ambientet e “Vali Ranch”, të cilët u ftuan që të njiheshin më gjerësisht me programin e Aleancës.
Fehmi Fetahi, njëherit edhe pronar i “Vali Ranch”, ka thënë se mbas 30 vjetëve ka vendosur të kthehet në Kosovë, të investojë në vendin e tij dhe të kontribuojë në ndërtimin e vendit tonë.
“Vetëm së bashku, vetëm të bashkuar me njëri-tjetrin ne mund ta bëjmë ndryshimin, ti japim Drejtim të Ri Kosovës, duke votuar programin qeverisës të Aleancës dhe liderin e saj Ramush Haradinaj për kryeministër”, ka thënë Fetahi.
Fetahi më tutje ka thënë se ne duhet të punojmë që ti krijojmë kushte prindërve tanë, që ti ofrojmë shtëpi të pleqve të rehatshme për një pleqëri sa më të qetë për ta.
Ndërkaq Magbule Shkodra, tha se arsyeja që ajo ka vendosur ti hyjë garës për deputetë, është se mendon se mund ta bëjë ndryshimin.
“Duke qenë aq lartë unë dhe të gjithë ne do ta kemi mundësinë që të marrim vendime për ju dhe për të gjithë ne. Nëse unë tash nuk punojë për një mirëqenie dhe jetë më të mirë për ju, atëherë unë nuk do të kem një pleqëri të rehatshme sepse edhe unë do të vijë në ditët tuaja”, ka thënë Shkodra.
Shkodra i ka lutur pensionistët që ti japin mundësinë të qeverisin atyre që nuk kanë pasur mundësinë ti përfundojnë programet e tyre komplet, ashtu siç na kanë lënë 100 ditëshin që akoma edhe sot përmendet, ka shtuar më tej Shkodra.
Në fund është shtruar darkë për pensionistët, të cilët njëherit kanë bashkëbiseduar me dy kandidatët për deputetë në lidhje me tema të ndryshme.
/e sponsorizuar/