(2LONLINE) – janë takuar strukturat e tri partive politike PDK-AAK-AKR ne Kamenicë për t’u informuar nga afër për koalicionin në Komunën e Kamenicës ndërmjet tyre, me këtë rast, kryetari i Degës se PDK-se Emin Krasniqi ku përshëndeti Kryetarin e Degës se AAK-se Lulzim Leci dhe strukturat drejtuese te saj dhe Kryetarin e AKR-se Fatmir Matoshi me strukturat drejtuese.
Lulzim Leci Kryetar i Degës se AAK-se tha se kanë pas oferta edhe nga subjekti tjetër për ta mbështetur në balotazh por besojnë se me Begzad Sinanin e PDk-së projekti i AAK-së për Komunën e Kamenicës do të gjejë zbatim më të mirë se me çdo kënd tjetër. “Prandaj nga këtu ju them se do ta keni mbështetjen nga të gjitha strukturat e AAK-se dhe do të punojmë së bashku për një qeverisje më të mirë”, ka thënë Leci.
Zjadin Thaçi, nënkryetar i AKR në emër të Kryetarit Degës Fatmir Matoshi, për të cilin u tha se mungon për shkaqe shëndetësore, uroj për këtë koalicion që, siç tha ai, është për të mirën e qytetit Kamenicës. “Mendoj se ne do të gjejmë bashkëpunim të shkëlqyer duke e njohur personalitetin e kandidatit për kryetar Begzad Sinani andaj uroj që me 1 Dhjetor të festojmë të gjithë së bashku për fitoren e madhe”, ka thënë Thaçi.
Kandidati për Kryetar Begzad Sinani përshëndeti drejtues e partive partnere dhe në veçanti asamblistët e këtyre tri subjekteve politike që do të jenë shtylla kryesore e një mandati 4 vjeçar.
“Që nga momenti i nënshkrimit të koalicionit unë nuk do te jem kandidat i PDK por kandidat i qytetarëve të Kamenicës, do t’i takoj partneritetit politik për një qeverisje më të mirë”, ka thëni ai për të shtuar se kjo është një e arritur e tij, një e arritur e tre kandidateve të tri partive politike, është një vizion i tij që bashkërisht të udhëheqin së bashku me Lulzim Lecin me shokë dhe Fatmir Matoshin me shokë.
“Nuk do të ketë dallime se kush do të jetë Kryetar por do të jetë një ekip profesional dhe gjithëpërfshirës për të zgjidhë problemet në Komunë, Që nga dita e parë e qeverisjes sonë ne do të bëjmë grupe të ekipeve për të identifikuar problemet, do ta analizojmë programet e tri subjekteve politike dhe do ti realizojmë ato që janë prioritare. Unë besoj në forcën tuaj, unë besoj në votën tuaj, prandaj dilni organizohuni dhe votoni për këtë Koalicion, për ndryshimin e Kamenicës”, ka thënë Sinani. /2lonline/