TAKIM ME QYTETARËT E LAGJËS “ DARDANIA 1-2” = Në lokalet e shkollës Selami Hallaçi, kandidatët për deputet nga Lëvizja VETEVENDOSJE, Ismajl Kurteshi, Besa Baftiu dhe Naser Berisha, u takuan me qytetarët e lagjes Dardania. Me këtë rast para të pranishmëve, u shpalos alternativa qeverisëse e VETEVENDOSJES, e cila nga pjesëmarrësit u vlerësua si njëra nga mundësitë më të mira dhe reale për zhvillimin e vendit dhe kthimin e dinjitetit te secilit qytetar, duke bërë një jetë sa më normale. Lëvizja VETEVENDOSJE atë që e thotë edhe e bënë realitet, e jo sikurse ata që përpiqen të premtojnë shumë për të mos bërë asgjë.
TAKIM NE FSHATIN LIPOVICË – Të bindur në alternativën qeverisëse të Lëvizjes VETVENDOSJE, kandidatët për deputet në Kuvendin e Kosovës, Ismajl Kurteshi dhe Naser Berisha, u pritën me zemërgjerësi nga fshatarët e Lipovicës. Gjatë vizitës në fermën e Metush Nezirit, ata panë nga afër nevojat e mëdha që kanë bujqit e kesaj ane për mbështetje konkrete financiare. Në këtë rrafsh, kandidati Ismajl Kurteshi shpalosi alternativen qeverisëse të VETEVENDOSJES, e cila garanton 65% të mjeteve nga subvencionet dhe 35% të grandeve për zhvillim rural. Sipas Alternativës qeverisëse të VETEVENDOSJES, e gjithë kjo mbështetje do të bëhet në tri etapa duke filluar nga subvencionet për bujqësinë tradicionale, krijimin dhe modernizimin e infrastructures deri tek krijimimi e shumë fermave të mëdha me aksionarë apo kooperim fermerësh.
Ndërsa kandidati tjetër i VETEVENDOSJES, Naser Berisha, veq tjerash tha se në ne këtë fshat mund te zhvillohet turizmi malor,. Por ne anën tjetër mund te kultivohen prodhimet organike. Te cilat përmes Alternatives qeverisëse te Vetëvendosjes parashikohen qe prodhuesit vendor te subvencionehen përmes grandeve për bujqësi.
Një takim i ngjashëm u mbajt edhe ne fshatin Velekincë.
TAKIM NË FHSTIN LIVOÇ – Kandidatët për deputet nga Lëvizja VETEVENDOSJE , Ismajl Kurteshi dhe Besa Baftiu, u takuan edhe me qytetarë të fshatit Livç i Epërm, në odën e Nazmi Aliut. Me këtë rast Ismail Kurteshi, tha se nuk mjafton vetëm program nëse mbrapa tij nuk qëndrojnë njerëz të guximshëm e të vullnetit të lire të cilët punojnë për interest e këti vendi. Ndërsa kandidatja tjetër e VETËVENDOSJES, Besa Baftiu, tha para të pranishmëve tha se pushtetarët në ikje fillimisht na varfëruan në mënyrë që të na blejnë me pesë euro, me një thes miell e me gjëra të vogla elementare për jetë. Tani fatin e kemi vet në dorë me votën tonë.
/e sponsorizuar/