(2L ONLINE) – Në vazhdën e aktiviteteve të Nisma-s për Kosovën, Nisma e Gruas, nën udhëheqjen e kryetares e gruas për Gjilan, Ajshe Matoshi, mbajti një takim me veprimtaret e Gruas së NISMËS . Të pranishme ishin gra intelektuale, veprimtare, punonjëse të arsimi si dhe nga fusha e biznesit . Në këtë takim mori pjesë edhe kryetari i Kryesisë së NISMËS për Kosovë, Fatmir Limaj dhe Valdete Dushica-Bajrami, kryetare e Gruas së NISMA për Kosovën.
Në këtë takim të gruas së NISMËS , u bisedua për pozitën e gruas sot në Gjilan dhe Kosovë si dhe problematikat aktuale me të cilat ballafaqohet shoqëria kosovare në përgjithësi.
Kryetari i Kryesisë së Nisma-s për Kosovë, Fatmir Limaj, së bashku me anëtarët e kryesisë dhe kryetarin e degës për Gjilan, Bajram Hasani, njëkohësisht kandidat për deputet si dhe kandidatet për deputete Valdete Bajrami e Anila Kastrati dhe Musa Selimi,e Selami Ramadani u takuan me anëtarë dhe simpatizantë edhe në fshatrat Zhegër , Malishevë , Uglar dhe Pogragjë.
Krejt në fund të kësaj vizite, kryetari i Kryesisë së Nisma-s Fatmir Limaj për Kosovën mbajti një takim me veprimtarë të Nisma-s në Lagjen e dëshmorëve në Gjilan . /2L ONLINE/