(2LONLINE) – Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli me bashkëpunëtorë priti stafin e projektit LOGOS, në krye me menaxherin e këtij projekt Norbert Pijls,i me rastin e përmbylljes së aktivitetit tyre.
Surdulli,e falënderoi Norbert,si dhe qeverinë zvicerane financuese e projektit në fjalë, për kontributin e dhënë në komunën e Kamenicës në shumë sfera.
Ai, e ilustroi me disa shembuj: aftësimi i stafit komunal me trajnimeve ,seminareve ,punëtori etj. Realizimi i projekte të infrastrukturës, rregullimi dhe mobilimi i qendrës për shërbime të qytetarëve, përgatitja e projekt rregullores dhe ndihma e organizimit të zgjedhjeve për këshillat lokale, organizimi i debateve për buxhetin komunal, përgatitja e planit zhvillimor komunal,si edhe atij urban.
Stafi komunal dhe qytetarët e Kamenicës, janë të kënaqur me punën e mirë që e keni bërë ju për të mirën e qytetarëve të komunës së Kamenicës, tha kryetari Surdulli. Ndërsa drejtori i Administratës së Përgjithshme, Enver Ajvazi falënderoi Norbert dhe stafin e tij për kontributin që e ka dhënë për drejtorinë tij, sidomos me rregullimin e qendrës për shërbimin e qytetarëve, aftësimin e stafit të kësaj qendre, kështu duke krijuar kushte të mira pune për punonjësit dhe efikasitet në shërbime për qytetarët.
Ndërkaq, Norbert u shpreh: edhe ne kemi përfituar nga bashkëpunimi me komunën e Kamenicës ,atë që e kemi realizuar këtu me ju, e kemi aplikuar pastaj në komunat tjera .Edhe pse përfundon ky projekt, Qeveria zvicerane do të vazhdoj ti mbështes komunat e Kosovës, duke e zgjeruar numrin e tyre në 20.
Ato mjete janë të taksapagueseve zviceran, por edhe të kosovarëve që punojnë atje.
LOGOS-i i kishte përgatitur ca mirënjohje për drejtori e zyrtar me të cilët kishte pasur bashkëpunim. Po ashtu në emër të komunës kryetari Surdulli i ndau mirënjohje stafit të LOGOS-it. /2lonline/