(2LONLINE) – Autoritetet policore kanë bërë të ditur për një rast të regjistruar në statistikat policore kur një qytetar është arrestuar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me një mjet të fortë bashkëshorten e tij.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Budrig të Parteshit.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në spitalin e Gjilanit për tretman mjekësor.
Në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje. /2lonline/