Ministrja e Mbrojtjes së Suedisë, Karin Enstrom, së bashku me delegacionin e saj, e ka vizituar Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku është pritur nga zëvendësministri i MFSK-së, Muhamet Latifi dhe komandanti i FSK-së, gjeneral lejtnant, Kadri Kastrati.
Ministja Enstrom, ka thënë se gjatë takimit me zv/ministrin Latifi, kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Suedisë. Ajo ka shtuar se është në interes të tyre që të vazhdojnë ta mbështesin Forcën e Sigurisë së Kosovës por edhe Kosovën në tërësi në mënyra të ndryshme.
Ndërsa, zëvendësministri i MFSK-së, Muhamet Latifi, ka thënë se janë dakorduar që të konkretizohen fushat specifike dhe të nënshkruajnë një memorandum të mirëkuptimit me ministrinë e Forcës së Sigurisë së Suedisë.
Për nder të Ministres së Mbrojtjes të Suedisë, është rreshtuar Njësia Ceremoniale e FSK-së, ndërsa Orkestra Frymore e FSK-së, ka bërë ekzekutimin e himneve të dy shteteve.