Mbi dhjetë studentë kanë mbetur në zonë neutrale mes Maqedoninë dhe Serbisë, për më shumë se dy orë janë duke u mbajtur nga policia kufitare maqedonase.
Një grup i studentëve që studiojnë në universitetet të ndryshme të Maqedonisë që po udhëtonin me autobus, sot pas orës 10h të mëngjesit janë ndaluar nga organet kufitare duke mos i lejuar të hyjnë në Maqedoni për të vazhduar rrugën drejtë banimeve të tyre të përkohshme, ku edhe studiojnë.
Siç kanë njoftuar vet studentët portalin informativ Titulli, duke i dërguar edhe fotografi nga vendi i ngjarjes, problemi i ndalimit dhe moslejimit të tyre për të hyrë në Maqedoni, është për shkak të vizës, e cila i lejon të qëndrojnë në këtë shtet fqinj.
Të njëjtin problem studentët nga Lugina e kishin edhe gjatë vitit 2013-të, mirëpo sikur në fillim u gjet një zgjidhje, e cila tani del të jetë e përkohshme.