(2L ONLINE) – Studentet e Fakultetit te Edukimit, Dega e UP-se ne Gjilan ka organizuar një ekspozite me punime te ndryshme. Studentet e Programit Parafillor viti i katërt gjate semestrit dimëror kanë ndjekur ligjëratat ne lenden “Punë dore me Modelim “ tek Profesoresha Arife Kurti.
Ata gjatë këtij semestri kanë bërë përgatitje të punimeve me tema të ndryshme si punime nga druri, metali, letra , gipsi, plastika etj.
Vlora Korrani nënkryetare e Këshillit studentore dhe studente e Fakultetit të Edukimit tha se gjatë gjithë semestrit kanë qenë të motivuar nga profesoresha Arife Kurit dhe se ndihet krenare për kolegët e saj.
Ajo tha se duke parë punimet e tyre dhe organizimin e ekspozitës tregojmë më së miri për përkushtimin që kemi ne studime.
Në ekspozitë kanë marr pjesë profesorë, asistentë, studentë dhe vizitorë të ndryshëm të cilët kanë përgëzuar studentet për punimet e tyre. Ekspozita ka qenë e hapur gjatë tërë ditës. /2L ONLINE/